Një ish anëtar i një prej njësive elitare ushtarake guatemalase, i cili u ekstradua nga SHBA në korrik të vitit 2011, u dënua me 6060 vjet burg për pjesëmarrje në masakrën e fshatarëve në vitin 1982.

Ai ka marrë nga 30 vjet burg për çdo fshatar të masakruar (201 veta) dhe plus 30 vjet në bazë të akuzës për krime kundër njerëzimit. Pedro Pimentel Rios u bë ish-ushtari i pestë i forcave speciale, i cili u dënua me një afat kaq të gjatë burgimi për masakrën e Dos Erres, e cila mori emrin e fshatit në veri të Guatemalës ku ndodhi kjo mënxyrë.

0Dënimi i tij ka më tepër rëndësi simbolike, meqenëse, sipas ligjeve të Guatemalës, afati maksimal që i dënuari mund të kalojë në burg është 50 vjet.