Parlamenti egjiptian kërkoi dëbimin e ambasadorit të Izraelit nga Kajro si dhe tërheqjen e diplomatit egjiptian nga Tel Avivi në shenjë proteste kundër bombardimit të Rripit të Gazës prej forcave ushtarake ajrore të Izraelit. Parlamenti kërkoi gjithashtu ndërprerjen urgjente të furnizimeve të gazit natyror në Izrael.

0Kryetari i Kuvendit Popullor (Dhoma e Ulët e parlamentit të Egjiptit) ngarkoi komisionin parlamentar për marrëdhëniet me qeverinë që të marrë nën një kontroll të veçantë zbatimin e këtyre kërkesave nga Kabineti i Ministrave.