SHBA-të dhe aleatët e tyre po shqyrtojnë variantet e ndërhyrjes ushtarake në konfliktin në Siri. Këtë e bënë të ditur mediat amerikane, duke iu referuar njëherazi disa burimeve anonime.

Sipas të dhënave të tyre, qëllim formal i këtij operacioni do të shpallet mbrojtja e civilëve paqësorë, përfshirë refugjatët. Në fakt, ai duhet t’i japë mbështetje të drejtpërdrejtë opozitës së armatosur dhe të çojë në përmbysjen e qeverisë së Bashar Asadit. Aleatët, me të cilët po zhvillohen konsultime, nuk bëhen të ditur, por pranohet, se midis pjesëmarrësve potencialë të koalicionit nuk ka unitet mendimi.

Eksperti i çështjeve orientale, në Institutin e Vlerësimeve dhe Analizave Strategjike, Sergei Demidenko, e komenton situatën në këtë mënyrë:

- Tani për tani, nuk do të ketë ndërhyrje ushtarake në Siri. Nuk do të ketë, pasi çmimi i kësaj ndërhyrje është shumë i lartë për të gjithë pjesëmarrësit e këtij konflikti. Nuk kam parasysh këtu fuqinë e ushtrisë siriane. Fjala është për pasojat gjeopolitike të ndërhyrjes, ato do të jenë jashtëzakonisht të rënda për gjithë rajonin. Nga destabilizimi serioz i rajonit të Lindjes së Afërme, sigurisht, që çmimet e naftës do hidhen përpjetë. Përpos kësaj, nën goditje do vendoset, në rradhë të parë, Izraeli. Se të vetmet forca, që mund të vijnë në pushtet në Siri, në rast të ndërhyrjes ushtarake të Perëndimit, janë islamistët. Ata i mbështet Arabia Saudite dhe Katari. Dhe sot nuk ka asnjë islamist në botë, që ka disponim pozitiv ndaj Izraelit.

Megjithatë, eksperti rus i Institutit të Studimeve Orientale, Vladimir Ahmedov, tërheq vëmendjen, se SHBA-të dhe partnerët e tyre po shqyrtojnë variante të ndryshme të ndërhyrjes ushtarake në Siri:

- As SHBA-të, as vendet kryesore të Perëndimit nuk janë të interesuara të fusin trupa ushtarake në Siri, të bombardojnë objektet qeveritare në rajonet me popullsi të dendur banimi. Para së gjithash, puna do kufizohet në furnizimet masive me armë për opozitën dhe me presionin politik mbi Damaskun, për të hapur korridorët humanitarë. Dhe kjo do të jetë mëse e mjaftueshme, që regjimi i Bashar Asadit të përmbyset.

Nuk është sekret, që opozita e armatosur t’i bëjë rezistencë Damaskut, ekskluzivisht falë furnizimeve me armë nga jashtë, si dhe duke përdorur mercenarët pakistanezë, afganas, libanezë, irakenë, libianë dhe jemenas. Ka edhe pohime, se kundër Bashar Asadit luftojnë luftëtarët e “Al- Kaedas”. Duket qartë, se planet e furnizimit direkt me armë për opozitën siriane, krijimi i “zonave të sigurisë” për kryengritësit, që po shqyrtohen sot nga SHBA-të dhe partnerët e tyre, vetëm sa po forcojnë pozitat e “Al-Kaedës” në rajon.

Olga Sobolevskaja