Sot (12 mars), në Arktik filluan lojërat mësimore ushtarake masive të mbiquajtura Cold Response 2012. Në to marrin pjesë më shumë se 16.000 ushtarakë, anije luftarake dhe aviacioni i SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Kanadasë, Francës, Hollandës. Gjithsej, nga 14 vende të NATO-s.

Aleanca dhe bashkangjitur me të Suedia neutrale deri në 21 mars do të bshkërendojnë veprimet përreth Polit të Veriut. Tema zyrtare e manevrave është përpunimi i veprimeve në kushtet e konfliktit, si dhe ndaj akteve të mundshme terroriste.

Organizatat terroriste ekzistojnë në Lindjen e Afërme dhe të Mesme, në Amerikën Latine, Azi dhe Afrikën Veriore. Në Arktik, siç dihet, ato nuk ekzistojnë, vëren eksperti ushtarak, Igor Korotçenko:

-Prandaj lojërat duhen parë ekskluzivisht në prizmin e forcimit të aktivitetit ushtarak të NATO-s në Arktik. I cili aktivitet nga ana  e vet, kushtëzohet nga ndarja që pritet t’u bëhen  pasurive natyrore të rajonit. Duke demonstruar muskujt, NATO tregon qartazi, se ka synim të përforcojë ushtrimin e diplomacisë me fuqinë ushtarake.

Në Arktik nuk ka terroristë, por ka ama rezerva të pasura të naftës dhe gazit, të arit dhe diamanteve. Ngrohja globale dhe shkrirja e akujve, që shkencëtarët prognozojnë, do të çbllokojë depozitat e Oqeanit të Ngrirë të Veriut. Kjo perspektivë ka ngjallur sot polemika ndërmjet shteteve, që pretendojnë për shelfet e Arktikut. Për më tepër, që polemikat mbi territorin po zhvillohen edhe midis vendeve anëtare të NATO-s. Përshembull, midis Kanadasë dhe SHBA-ve, apo midis Danimarkës dhe Kanadasë.

Eksperti i Qendrës Ruse të Sigurisë Ndërkombëtare, Vladimir Jevsejev, është i mendimit, se Cold Response 2012, do mund të zhvillohej pikërisht në territorin e Kanadasë:

-Porse, këto lojëra mësimore ushtarake po zhvillohen në territorin e Norvegjisë dhe Suedisë, domethënë relativisht pranë kufijve të Federatës Ruse. Nga kjo pikëpamje, ato mund të konsiderohen si provokacion. Rusia i ka mëse të përcaktuara pretekstet për t’u shqetësuar, sepse anije të pajisura me sisteme Aegis, mund të bazohen në zonën e Arktikut.

Aegis, sipas Vladimir Jevsejevit, përfaqëson në vetvete një sistem anijesh luftarake, të pajisura me radarë me rreze të gjatë zbulimi të mjeteve fluturues, deri në 400 km, me raketa SM-3 me shtretër lëshues vertikalë, me sistem efektiv të komandimit të zjarrit me elementë të “intelektit artificial”. Rusia po ndjek me vëmendje aktivizimin ushtarak në zonën përreth Polit të Veriut, vëren Igor Korotchenko:

-Në këtë moment, po krijohen dy brigada të reja të Arktikut, të cilat do jenë të gatëshme të veprojnë në lëvizje në çdo rajon të Arktikut. Atje, ku do ta kërkojnë interesat e vendit.

Anije të reja luftarake, të vendosura në kantiere, duhet të fillonin përtëritjen  e Flotës së Veriut të Rusisë, që nga 1 shkurti 2012. Në Arktik, do të dërgohen, gjithashtu, dy anije desantuese të tipit “Mistral”, të cilat po ndërtohen sipas liçencës franceze. Në perspektivën e afërt do të modernizohen forcat nëndetëse. Veç kësaj, Rusia, si edhe më parë, synon të zgjidhë mosmarrëveshjet e mundshme territoriale me anë të rrugës paqësore, duke gjykuar, se dialogu duhet zhvilluar me rrugë diplomatike dhe jo me fuqinë ushtarake.

Mihaill Aristov