Presidenti i sapozgjedhur i Rusisë, Kryeministri Vladimir Putin është “patriot rus” dhe jo kundërshtar i vendosur i Perëndimit dhe SHBA. Për këtë deklaroi në intervistën e vet dhënë kanalit televiziv amerikan CNN ish Sekretari Amerikan i Shtetit Henry Kissinger.

Diplomati legjendar amerikan i bëri thirrje bashkëqytetarëve të vet për të mos vërejtur në veprimet e liderit rus dëshirën për të shkuar kundër interesave të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre më të afërt.

0“Unë nuk mendoj aspak se ai është i prirur për një qëndrim konfrontues me Perëndimin, - deklaroi Henry Kissinger. - Ai është, mbi të gjitha, një patriot i vërtetë rus, i cili e ndjen veten të fyer, të indinjuar nga ajo që ka ndodhur (në Rusi) në vitet ’90-të”.