Një demonstratë e madhe anti-qeveritare u zhvillua të shtunën përpara godinës së Parlamentit hungarez në Budapest. Pjesëmarrësit e saj kërkuan dorëheqjen e Kryeministrit të vendit dhe qeverisë së tij. Sipas mendimit të protestuesve, politika e qeverisë ka çuar në shkeljen e vlerave demokratike dhe ka dobësuar ekonominë e vendit.

0Popullariteti i partisë drejtuese që nga momenti i ardhjes së saj në pushtet në vitin 2010 ka rënë deri në 25%. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Hungari duhet të mbahen në vitin 2014. Që nga janari në vend po vazhdojnë demonstratat masive si në mbështetje të qeverisë, ashtu dhe kundër politikave së saj.