Vendi dhe koha e zhvillimit të samiteve të “G-8” dhe NATO-s ishin përcaktuar që në verën e vitit të kaluar - Çikago, muaji maj i vitit 2012. E megjithatë këto ditët e fundit në planet e takimit të ardhshëm të 18-19 majit të liderëve të “Tetëshes së Madhe” Barack Obama bëri ndryshime - ai e zhvendosi samitin nga Çikago në Camp David, në rezidencën periferike të Presidentit amerikan.

Me këtë ai bëri një hap diplomatik për t’i dalë përpara Liderit rus Vladimir Putin, konfirmojnë me bindje ekspertët. Menjëherë pas mbajtjes së samitit të “G-8” në Çikago ishte planifikuar takimi i udhëheqësve të vendeve të Alencës së Atlantikut të Veriut, në të cilin Lideri rus i ftuar atje vendosi të mos marrë pjesë për shkak të mosmarrëveshjeve ekzistuese me SHBA për mbrojtjen antiraket (MAR). Duke ndryshuar vendin e takimit, Barack Obama me këtë bëri të qartë se është i prirur për një qëndrim konstruktiv dhe shpreson të fillojë në atmosferën joformale të samitit të “Tetëshes së Madhe” marrëdhënie të reja midis dy vendeve, vë në dukje analisti politik rus Aleksei Arbatov:

- Me sa duket nga të gjitha, do të jetë e pamundur të arrihet në marrëveshje në lidhje me çështjen e mbrojtjes antiraket në një të ardhme të afërt, prandaj Vladimir Putin e logjikon si të paarsyeshme pjesëmarrjen e vet në takimin që do të zhvillohet në kuadrin e NATO-s dhe atje ai nuk do të shkojë. Vetë fakti se Obama e zhvendosi takimin e “G-8”, për pjesëmarrje në të cilin Vladimir Putin duhet të shkojë në Camp David, është dëshmi evidente e dëshirës së tij për t’i filluar me Putinin nga një faqe e pastër, e bardhë marrëdhëniet e reja ruso-amerikane.

Sipas mendimit të Aleksei Arbatov, Lideri amerikan i jep me këtë Liderit rus një sinjal të qartë mbi synimet e tij për të harruar “mëritë e vjetra e keqkuptimet, të cilat kanë zymtësuar marrëdhëniet politike mes dy vendeve”, dhe për të përcaktuar rrugët e bashkëpunimit. Një kuptim të veçantë i jep takimit vetë fakti se ai është planifikuar të mbahet në Camp David, ku tradicionalisht zhvillohen negociata tejet të rëndësishme, si dhe ajo, se ky do të jetë faktikisht “një kontakt i ri personal i Obamas dhe Putinit tashmë si dy presidentë”, thekson analisti politik. Sepse deri në atë kohë do të ketë përfunduar inaugurimi presidencial i Vladimir Putinit.

Takimi në fjalë ka një nëntekst krejtësisht të dukshëm politik, vazhdon më tej Aleksei Arbatov:

- Në kushtet e fushatës zgjedhore për Barack Obama është shumë e rëndësishme që të demonstrojë se, pavarësisht nga disa dështime, disa mossuksese në bisedime, siç ndodhi kjo në rastin me MAR, marrëdhëniet me Rusinë ndodhen në zhvillim megjithatë dhe ekzistojnë perspektivat për të arritur në marrëveshje për çështje të pazgjidhura, ndërsa riformatimi i filluar nuk dështoi.

0Për Vladimir Putinin takimi në Camp David është gjithashtu shumë i rëndësishëm, thotë Aleksei Arbatov. Në qoftë si Kryeministër ai është marrë më shumë me çështjet ekonomike, si President atij do t’i duhet të ndërtojë një linjë të qartë politike. Zhvendosja e vendit të mbajtjes së samitit të “G-8” është në favor të Liderit rus - sepse nuk do të ishte gjë aspak e mirë që presidenti ta fillonte mandatin e ri me grindje me Perëndimin.

Olga Sobolevskaja