Në Iran brenda 24 orëve ranë 3 tërmete me magnitudë nga 3.6 deri në 4.6 ballë. Sipas njoftimeve të Agjencisë informative iraniane IRNA, lëkundjet nëntokësore u regjistruan në rajone të ndryshme të vendit.

Të shtunën në mbrëmje një tërmet me magnitudë 3.6 ballë u regjistrua në rajonin e qytetit Bojnoord, në veriperëndim të provincës Khorasani Verior. Menjëherë pas mesnate një lëkundje e re me magnitudë prej 4 ballësh u regjistrua në rajonin e qytetit Dehloran të provincës perëndimore Ilam.

Sot në mëngjes më 08:00 sipas orës lokale ra një tërmet me magnitudë 4.6 ballë në provincën juglindore Kerman. Më pak se gjysmë ore më vonë po atje u regjistrua një lëkundje e dytë nëntokësore me magnitudë 4 ballë.

0Njoftime mbi shkatërrime dhe viktima tani për tani nuk ka.