Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani e konsiderojnë të palejueshëm zbatimin e sanksioneve ekonomike kundër Bjellorusisë.

Siç thuhet në deklaratën e përbashkët të qeverive të tre vendeve të sipërpërmendura, masa të tilla cënojnë interesat e sigurisë ekonomike të shteteve, gjë kjo që është e mbarsur me shkaktimin e dëmit proceseve të integrimit në kontinentin e Euroazisë.

0Deklarata në fjalë është postuar në site e Qeverisë së Rusisë.