Sergei Magnitskij nuk ka zbuluar kurrfarë skemash e aferash korruptive në organet e qeverisë ruse, deklaroi sot përfaqësuesi i Departamentit të Hetimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Federatës Ruse.

Sipas versionit të hetimit, Sergei Magnitskij së bashku me bashkëpunëtorët e tij, midis të cilëve figuron edhe Kreu i kompanisë “Hermitage Capital Management” William Browder, duke përdorur mashtrimin me deklaratat tatimore ka arritur shmangien nga tatimet të qindra miliona rublave.

0“Nuk ka kurrfarë arsyesh për rehabilitimin e të pandehurit Sergei Magnitskij tashmë të vdekur”, - tha përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme.