Në Afganistan një ushtar amerikan braktisi me kokën e vet vendin e dislokimit të njësisë së tij dhe qëlloi për vdekje me armë zjarri të paktën 3 banorë paqësorë. Pas kësaj ai iu dorëzua vulnetarisht policisë. Incidenti në fjalë ndodhi në provincën e Kandaharit (Qandahar), por të dhëna të sakta mbi viktimat nuk ka deri tani.

Agjencia Reuters njofton mbi 16 viktima, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Por tani për tani është krejtësisht e paqartë nëse kihen parasysh vetëm të vrarët, apo dhe të plagosurit.

0Shkaku i kësaj tragjedie mund të jetë bërë kriza nervore, njoftojnë burimet në Afganistan. Në një deklaratë zyrtare shërbimi për shtyp i NATO-s i shprehu ngushëllimet e veta familjeve të viktimave.