Fitoren në zgjedhjet parlamentare të paraafatit, të cilat u mbajtën të shtunën në Sllovaki, po e korr Partia “Smer - Socialna Demokracia” (“Kursi - Demokracia Sociale”) e ish Kryeministrit të vendit Robert Fico.

Për këtë dëshmojnë të dhënat e KQZ-së të vendit si rezultat i përpunimit të fletëvotimeve nga 59.2% e qendrave të votimit. Sipas të dhënave paraprake, për centristët e majtë votuan 46.3% e zgjedhësve, rezultat ky që i garanton deputetëve të kësaj partie 87 mandate në parlamentin 150-vendësh.

Vendin e dytë në zgjedhjet parlamentare e zë Partia “Lëvizja Demokristiane”, e cila arriti të grumbullojë deri tani në mbështetje të vet 9% të votave.

0Rezultatet përfundimtare të votimit planifikohet të  shpallen sot.