Sot në Japoni përkujtojnë me hidhërim përvjetorin e një prej tërmeteve më shkatërrimtarë në histori, i cili tronditi vendin më 11 mars të vitit 2011. Viktima të lëkundjeve të nëndheshme dhe cunamit u bënë rreth 15.800 njerëz. Mbi 3000 të tjerë humbën pa lënë gjurmë.

Galeria fotografike: Japonia 1 vit pas cunamit shkatërrimtar

0Në momentin e fatkeqësisë natyrore (më 14:46 sipas orës lokale apo më 05:46 GTM) i gjithë vendi u zhyt me pikëllim në minutën e heshtjes. Filluan të bien kambanat, në verilindje të Japonisë, zonë kjo e cila u prek më shumë nga tërmeti, nisën të bien sirenat dhe ndaloi qarkullimi i trenave.