Vendimi i paradokohshëm i Presidentit amerikan Barack Obama, për të ndryshuar vendin e zhvillimit të samitit të pritshëm të “G-8” nga Çikago në Camp David, mund të jetë i lidhur me komplikacionet ekzistuese në marrëdhëniet ruso-amerikane.

Menjëherë pas samitit të 18-19 majit në Çikago duhet të hapet takimi i udhëheqësve të vendeve të NATO-s, në të cilin u ftua për pjesëmarrje edhe Lideri i Rusisë. Por ky i fundit vendosi të mos marrë pjesë në të për shkak të mosmarrëveshjeve ekzistuese në lidhje me çështjen e sistemit të mbrojtjes antiraket.

0Me sa duket, administrata amerikane vendosi t’i distancojë territorialisht këto dy aktivitete me qëllim që largimi i Vladimir Putinit nga Camp David të mos duket si demonstrativ. Më parë Barack Obama e shpjegoi ndryshimin e vendit të zhvillimit të samitit të “G-8” me faktin, se, sipas mendimit të tij, “kolegëve do t’u pëlqejë më shumë atmosfera relaksuese “ e Camp David.