Sipas njoftimeve që vijnë nga Basra (Al Basrah), atje u vu në shfrytëzim platforma depozitë, nga e cila pompohen në çisterna 3.5 mijë fuçi nafte në orë.

Përfaqësuesi i kompanisë së naftës njoftoi, se të enjten në platformën depozitë të prodhuar në Austri, u pozicionua çisterna e parë dhe “pompat filluan të punojnë me gjithë kapacitetin e vet”.

0Pajisja e re do të lejojë rritjen e ndjeshme të eksporteve të naftës irakiane. Këtë javë, për herë të parë që nga viti 1979, Iraku do të fillojë të dërgojë jashtë shtetit 3 milionë fuçi nafte në ditë.