Irani nuk është i sinqertë në deklaratat e tij në lidhje me programin bërthamor dhe, ka shumë mundësi, që nuk i ka raportuar disa aspekte të tij në OKB. Për këtë deklaroi Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA) Yukiya Amano në një intervistë me CNN.

“Irani nuk na tregon gjithçka ne. Kjo është përshtypja ime”, - tha Kreu i ANEA. Yukiya Amano njoftoi se në objektet bëthamore të Iranit, të cilat u inspektuan prej ekspertëve të ANEA-s, puna është e drejtuar për shfrytëzimin e atomit për qëllime paqësore.

0“Por mund të ekzistojnë edhe objekte të tjera, të padeklaruara nga Irani, dhe ne kemi dyshimet tona si dhe informacionin mbi atë, se në këto objekte Irani merret me aktivitetet që lidhen me programin ushtarak të zhvillimit të armëve”, - tha Yukiya Amano.