Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen të mërkurën, në mbledhjen e Komisionit NATO-Gjeorgji në Bruksel, falenderoi Gjeorgjinë për kontributin e saj të qenësishëm në operacionet në Afganistan dhe vendimin për të dyfishuar kontingjentin gjeorgjian në këtë vend.

0Përfaqësuesi i Përhershëm i Gjeorgjisë në NATO deklaroi, se në bazë të rezultateve të takimit u miratua “një dokument shumë i rëndësishëm”, që ka të bëjë me thellimin e bashkëpunimit  të Aleancës me Gjeorgjinë. Informacion më të detajuar në lidhje me përmbajtjen e dokumentit në fjalë ai nuk njoftoi.