Rusia kremton sot Ditën Ndërkombëtare të Grave. Historia e festës filloi me “marshimin e tenxhereve bosh”, që u organizua më 8 mars të vitit 1857 nga tekstilistet e Nju Jorkut, kurse idenë e festimit të ditës së luftës për barazinë e grave e propozoi në vitin 1910 aktivistja e Lëvizjes Social-Demokratike ndërkombëtare Klara Cetkin.

Në Rusi kremtimi i parë i Ditës Ndërkombëtare të Grave i bie vitit 1913, ndërsa gjatë drejtimit të regjimit Sovjetik ajo u shndërrua në festë kombëtare.

0Aktualisht kjo ditë festohet në shumë shtete, duke përfshirë Poloninë, Bullgarinë, Italinë, Kinën dhe shumicën e vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP apo CIS).