Policia turke arrestoi aktivistet e lëvizjes "FEMEN" , kur ato tentuan të zhvillojnë një aksion toples në sheshin pranë Tempullit të Shën Sofisë në Stambol.

“Diplomatët ukrainas po përpiqen tani të sqarojnë rrethanat e incidentit”, - njoftoi Zëdhënësi i MPJ të Ukrainës.

0Në konferencën për shtyp mbajtur para aksionit toples, aktivistet e "FEMEN" deklaruan se pikësynimi kryesor i tyre është mbrojtja e të drejtave të grave turke, të cilën ato janë të gatshme ta bëjnë madje dhe me “gjoksin e tyre”.