Kryetarja e organizatës së pavarur të mbrojtjes së të drejtave të njeriut - Grupit moskovit të Helsinkit - Ludmilla Aleksejeva deklaroi se, sipas mendimit të saj, në Rusi nuk ka barazi të sekseve dhe theksoi se situata me respektimin e të drejtave të grave në vend lë shumë për të dëshiruar.

0Në intervistën që dha me rastin e 8 Marsit - Ditës Ndërkombëtare të Grave -  Ludmilla Aleksejeva tha se pabarazia gjinore në Rusi është tejet e dukshme, sidomos kur krahasohet me Evropën dhe SHBA.