Shpërthimi më i fuqishën në Diell gjatë pesë viteve të fundit, që ndodhi dje, do të shkaktojë një stuhi të fortë magnetike në Tokë, e cila mund të çojë në disfunksionimin e linjave të tensionit të lartë, sistemeve të pozicionimit global dhe pajisjeve të radiondërlidhjes. Nuk përjashtohet edhe lindja e problemeve në fuksionimin e aparateve kozmike orbitale.

Fluksi i fuqishëm i grimcave elementare do të arrijë sot në Tokë rreth 12:00 sipas GTM. “Ne mund të na presë një tronditje e lehtë”, - mendon astrofizikani i NASA-s Alex Young.

0Në vitin 1989 stuhia magnetike, e shkaktuar nga një shpërthim në Diell, çoi në ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike të gjithë provincës kanadeze Québec, ku mbetën pa dritë menjëherë rreth 6 milionë banorë.