Pentagoni ka shpallur një konkurs ndërkombëtar për krijimin e algoritmeve kompjuterike, të cilat do të lejojnë për të kapur objektet në hapësirën kozmike.

Mungesa e gravitetit në kozmos komplikon seriozisht zgjidhjen e problemeve të aplikuara me ndihmën e robotëve. Për këtë nevojiten algoritme të veçanta që do të lejojnë kompensimin e këtij kufizimi fizik dhe njëkohësisht zhvillimin e manipulimeve të përpikëta.

0Në Pentagon duan të mësojnë të kapin në hapësirën kozmike objektet që gjatë lëvizjes së tyre rrotullohen apo bëjnë salto. Nëse arrihet të zgjidhet ky problem, atëhere do të bëhet i mundur ripërdorimi i komponenteve të vlefshme të satelitëve, të cilëve u përfundon afati i shfrytëzimit në orbitën gjeostacionare.