76.6% e mbajtësve të letrave me vlerë të Qeverisë greke kanë rënë dakort për lidhjen e një marrëveshjeje për shkëmbimin e borxheve të Athinës.

Kjo i lejon Greqisë të realizojë programin më të madh në histori për ristrukturimin e borxhit sovran dhe për të shmangur default-in. Zyrtarisht përqindja e huadhënësve, të cilët pranuan të marrin pjesë në shkëmbimin e borxhit, do të shpallet të premten.

0Shkëmbimi i borxhit grek përfshin reduktimin e vlerës së letrave me vlerë deri në 53,5%. Përveç kësaj, zotëruesve të tyre u bëhet thirrje për të pranuar uljen e normave të interesit për obligacionet si dhe shtyrjen e afatit të pagimit, shlyerjes së tyre. Vlera totale e letrave me vlerë, të cilat do t’i nënshtohen shkëmbimit, përbën 206 miliardë euro.