Hakerët italianë nga grupi “Anonymous” bllokuan site zyrtar të Vatikanit. Si shkas për ndërmarrjen e këtij sulmi ndaj faqes së Selisë së Shenjtë shërbyen prirjet anti-klerikale të hakerëve.

0“Anonymous” morrën vendimin të bllokojnë site tuaj (pra, Kishës Katolike Romake) në përgjigje të doktrinës dhe koncepteve tuaja të vjetëruara e absurde, të cilat organizata juaj, e orientuar ekskluzivisht për nxjerrjen e fitimeve, i predikon në mbarë botën”, - një deklaratë e tillë është botuar në site e filialit italian të grupit “Anonymous”.