NIS serb - kompania simotër e “Gazprom neft” - planifikon të zgjerojë gjeografinë e biznesit të vet në Angolë, Greqi dhe Shqipëri. Për këtë njoftoi revista korporative e “Gazprom neft”.

“Në një të ardhme fare të afërt specialistët tanë (NIS) së bashku me kolegët e tyre nga “Gazprom neft” kanë ndërmend të vizitojnë Angolën, ku do të zhvillojnë bashkarisht vlerësimin e një sërë projekteve që përbëjnë interes potencial për të dyja kompanitë”, - vuri në dukje ish Kreu i bllokut të sondimit për zbulim të rezervave të naftës dhe nxjerrjes së saj të kompanisë serbe Aleksei Oveçkin.

0Përveç kësaj, pikërisht me kompaninë “Gazprom neft” ne kemi ndërmend të fillojmë të punojmë në Greqi dhe në Shqipëri”, - shtoi ai.