Zgjedhjet presidenciale, që u zhvilluan më 4 mars në Rusi, diskredituan institucionet e pushtetit shtetëror dhe nuk mund të njihen si legjitime, deklaron “Lidhja e Votuesve”.

Organizata lëshoi një memorandum, në të cilin thuhet se shoqëria civile në Rusi më 4 mars u ofendua. Në të njëjtën kohë “Lidhja e Votuesve” mendon, se zgjedhjet presidenciale nuk ishin të barabarta dhe të drejta - njëri nga kandidatët shfrytëzoi në interes të vet burime të mëdha shtetërore. Përveç kësaj, u evidentuan raste të shumta falsifikimi.

0“Lidhja e Votuesve” u krijua nga qytetarët e Rusisë në fillim të këtij viti për mbikëqyrjen e procesit zgjedhor në vend.