SHBA dhe Koreja e Veriut po bashkërendisin sot në Pekin detajet e ofertës së ndihmave ushqimore amerikane.

Në këmbim të marrjes së 240 mijë ton produkte ushqimore Koreja e Veriut ra dakort të vendosë moratoriumin mbi testimet bërthamore, lëshimet e raketave me rreze të largët veprimi dhe zhvillimin e programit të pasurimit të uraniumit në qendrën bërthamore në Yongbyon.

Marrëveshjet e arritura janë pjesë e përpjekjeve të palëve për kërkimin e rrugëve të rifillimit të negociatave gjashtë palëshe për problemin e denuklearizimit të Gadishullit Korean.

0Megjithatë, siç vënë në dukje ekspertët, të gjitha këto të kujtojnë në një farë mase situatën e vitit 2009, kur Koreja e Veriut u detyrua të bëjë lëshime në shkëmbim të ndihmës ekonomike, por, pasi mori një pjesë të kësaj ndihme, ajo hoqi dorë nga zbatimi i angazhimeve të veta dhe u tërhoq nga procesi i negociatave.