Vladimir Putin mori carte blanche nga shoqëria ruse. Në të njëjtën kohë nga autoritetet priten reforma radikale në sferat politike dhe sociale. Dhe kandidati që fitoi në zgjedhjet presidenciale ka ndërmend t’i përfundojë këto reforma - në bashkëpunim me opozitën, e cila do të kalojë nga protestat në rrugë në konkurrencë normale politike.

Një mendimi të tillë i përmbahen shumë analistë të autoritetshëm, të cilët komentojnë fitoren e Vladimir Putinit në zgjedhjet presidenciale në Rusi.

Pavarësisht nga ky konsensus përkatësisht legjitimitetit të zgjedhjeve, opozita ruse në mbrëmjen e 5 marsit mbajti një miting në Sheshin Pushkin. Sipas vlerësimeve të policisë, në këtë tubim u mblodhën rreth 15.000 veta. Kërkesa kryesore e tyre - zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe reformave gjithëpërfshirëse në vend.

Sipas mendimit të Presidentit të Fondit “Strategjia 2020” Mihaill Remizov protestat në rrugë, si formë e shprehjes së protestës nga ana e një pjese të shoqërisë, aktualisht po përjetojnë “krizë zhanri”:

- Temat e mëparshme, rreth të cilave u konsolidua opozita - domethënë temat e zgjedhjeve të ndershme - aktualisht nuk janë më aq akute. Sezoni i fushatës zgjedhore mbaroi. Tani opozita duhet të kalojë në strategjinë e kundërshtimit të autoriteteve në lidhje me raste konkrete. Dikush vë në diskutim reformat ekonomike të qeverisë, dikush tjetër kursin e politikës së jashtme të autoriteteve. Por të gjitha këto tema nuk do të mundësojnë megjithatë mbledhjen e një numri të madh protestuesish në rrugë. Ato presupozojnë, më tepër, strukturimin e lëvizjes së protestës për zhvillimin e partive të reja, të cilat më pas do të marrin pjesë në zgjedhjet rajonale (bashkiake), në zgjedhjet e guvernatorëve dhe ato federale.

Një nga partitë e reja mund të organizata që kanë ndërmend të krijojë kandidati i vetëm i vetë-promovuar presidencial në zgjedhjet e sapopërfunduara. Duke analizuar suksesin e Mikhail Prokhorovit ekspertët venë në dukje: 8% e votave të zgjedhësve të grumbulluara nga ai i sigurojnë atij “përfshirjen në ligën e lartë të politikës”.

Duke marrë parasysh disponimin, prirjet e tanishme në gjirin e shoqërisë ruse, nuk duhet vonuar kurrsesi me mbajtjen e premtimeve, vazhdon temën në fjalë Zëvendëspresidenti i Qendrës ruse të Modelimit të Zhvillimit Strategjik Grigori Trofimçuk:

- Në kuptimin e plotë të fjalës, duke filluar që nga dita e sotme shoqëria ka të drejtë të presë realizimin e disa premtimeve elektorale në planin praktik. Këto mund të jenë drejtimi ekonomik, ekonomia e strehimit dhe shërbimeve komunale. Bile më tepër se kaq, duhet të ndërmerret urgjentisht revolucioni i kuadrove, me qëllim që të demonstrohen pikërisht ata njerëz të rinj, për të cilët patën folur autoritetet.

Analistët politikë janë mëse të bindur: transformimet në Rusi nuk do t’i bëjnë njerëzit të presin gjatë. Këtë e vënë në dukje edhe ekspertët evropianë, në veçanti, Drejtori i Qendrës Finlandeze për Studime Ruse Markku Kivinen:

- Unë besoj se mandati i ri presidencial nuk do të jetë autoritar, se kundër opozitës nuk do të përdoret forca - meqenëse për këtë nuk ka kurrfarë nevoje. Në vend të kësaj Putin do t’i përqendrojë të gjitha forcat për zgjidhjen e problemeve reale të shoqërisë ruse, të cilat janë të lidhura me çështjet e modernizimit të infrastrukturës, investimet, sigurimin e mirëqenies së qytetarëve rusë - duke e kombinuar këtë me bilancin e buxhetit të shtetit dhe vijimin e rritjes ekonomike.

0Frymën e bashkëpunimit e konfirmoi edhe vetë fituesi i zgjedhjeve presidenciale më 5 mars, gjatë takimit me ish rivalët e tij. Vladimir Putin u bëri thirrje bashkëbiseduesve të vet për t’ia hyrë pa vonesë punës konstruktive, kërkimit të kompromiseve dhe zgjidhjeve optimale.

Igor Sileckij, Grigori Shabanov