Departamenti Amerikan i Shtetit u rekomandoi të gjithë qytetarëve amerikanë të braktisin urgjentisht Sirinë, për sa kohë është e mundur një gjë e tillë, dhe të përmbahen nga çfarëdo lloj vizitash në këtë vend.

0Më 6 shkurt Ambasada e SHBA në Damask ka pezulluar të gjitha operacionet e veta në lidhje me dhunën e vazhdueshme dhe përkeqësimin e situatës në sferën e sigurisë. I gjithë personeli i misionit diplomatik dhe anëtarët e familjeve të diplomatëve u larguan tashmë nga Siria. Interesat e Shteteve të Bashkuara përkohësisht do t’i përfaqësojë Ambasada e Polonisë në këtë vend.