Fatkeqësitë natyrore në vitin 2011 i kanë shkaktuar dëme të papara ekonomisë globale - 380 miliardë $. Për këtë flitet në një raport të përgatitur nga ekspertët e OKB-së.

Humbjet materiale të shkaktuara nga kataklizmat e vitit të kaluar janë deri në 2/3 më të mëdha se ato të vitit rekord 2005, kur jugu i SHBA u përfshi nga uragani “Katrina”.

Ky dëm kaq i madh, që iu shkaktua në tërësi ekonomisë botërore vitin e kaluar, është i lidhur me tërmetet shkatërrimtare në Japoni, Zelandën e Re si dhe në Tajlandë. Vetëm tërmeti dhe cunami i shkaktuar prej tij në Japoni i sollën këtij vendi një humbje drastike prej 210 miliardë $.

0Bashkë me këtë, në raportin e sipërpërmendur vihet në dukje se falë përgatitjes më të mirë të vendeve, numri i viktimave të fatkeqësive natyrore ka rënë në mënyrë të dukshme.