Sipas të dhënave të fundit, si rezultat i rrëshqitjes së një orteku bore, i cili shkatërroi të dielën një fshat të tërë në verilindje të Afganistanit, gjetën vdekjen 47 njerëz. Sipas njoftimit të autoriteteve vendore, në këtë fshat jetonin rreth 200 banorë.

0Shpëtuesit po përpiqen të nxjerrin nga nën shtresa e trashë e dëborës që mbuloi fshatin të mbijetuarit, të cilët mund të ndodhen ende brenda në shtëpi.