Një grup hulumtuesish nga Britania e Madhe dhe Kanadaja arritën të provojnë lidhjen e drejtpërdrejtë midis evolucionit të Homo sapiens dhe qënies së fosilizuar të ngjashme me krimbin - Pikaia gracilens me gjatësi vetëm 5 cm.

Pasi studiuan fosilet e Pikaia gracilens shkencëtarët gjetën dëshmi bindëse se kjo specie është paraardhëse e të gjithë përfaqësuesve të llojit Chordata. Për këtë flitet në artikullin e publikuar në revistën shkencore britanike Biological Reviews.

0Chordata është më e reja në mesin e llojeve të kafshëve. Përfaqësuesit e këtij lloji i bashkon prania e peshkut kurrizor primar - chorda, e cila në format më të larta të zhvillimit zëvendësohet nga shtylla kurrizore (vertebrale). Sipas mendimit të shkencëtarëve,  Pikaia gracilens, fosilet e të cilit u gjetën në shtresat sedimentare që datojnë 500-505 milionë vjet para erës së re, janë përfaqësuesit më të lashtë e më primitivë të këtij lloji.