Kryeminitri rus Vladimir Putin, i cili fitoi në zgjedhjet presidenciale, shpreson shumë në verifikimin e kujdesshëm të të gjitha raportimeve mbi shkeljet gjatë fushatës zgjedhore. “Shkelje, natyrisht, ka patur. Dhe ato duhet të identifikohen të gjitha medoemos”, - tha Kryeministri rus.

Në të njëjtën kohë Vladimir Putin deklaroi, se revolta, indinjata e aktivistëve të opozitës nuk është e lidhur direkt me shkeljet në zgjedhjet presidenciale. “Ky është element i luftës politike që nuk ka të bëjë fare me zgjedhjet”, - tha ai.

0Ndërsa ankesat e komunistëve në lidhje me shkeljet e shumta Vladimir Putin i shpjegoi me perceptimin emocional nga ana e tyre të asaj që po ndodh. “Po përjetojnë”, - supozoi Kryeministri rus.