Udhëheqësit e fiseve të pjesës lindore të Libisë deklaruan sot mbi autonominë e vet nga pushteti qendror në Tripoli. Për këtë njoftuan mediat lokale.

Sheikët e fiseve vendore, politikanët, komandantët e forcave të armatosura, që luftuan kundër regjimit të Muammar Gaddafi, shpallën mbi formimin e ri federal në territorin e pasur me naftë të vendit që shtrihet nga Gjiri i Sirtes deri në kufirin me Egjiptin, me qendrën e tij në Bengazi.

0Rreth 2000 delegatë të Kongresit të mbledhur posaçërisht bënë thirrje për t’i dhënë fund epokës së distancimit të popullit nga qeverisja dhe emëruan këshillin, i cili do të merret me drejtimin e rajonit të ri. Ata deklaruan mbi synimin për të krijuar ministritë e pavarura, duke përfshirë edhe dikasterin ushtarak dhe atë të naftës.