Shkarko audiofailin

Armagedoni në Internet dhe jo vetëm në të mund të ndodhë jo më 31 mars, siç premtojnë “Anonymous”, por në çdo moment. Këto ditë Inspektori i Përgjithshëm i NASA-s Paul Martin gjatë auditimit të organizatës deklaroi, se “në vitin 2011 hakerë të paidentifikuar morrën për njëfarë kohe kontroll të plotë operacional mbi kompjuterat e Agjencisë Hapësinore Amerikane (NASA).

BBC konstaton se rreziku kërcënues vazhdon të ruhet - nuk janë gjetur ende të gjitha “ndërhyrjet, paudhësitë” e hakerëve, prandaj rrjedhjet e informacionit apo humbja e kontrollit ndaj drejtimit të objekteve të NASA-s janë të mundura në çdo kohë.

Pakkush është në dijeni se sulmet ndaj Agjencisë Hapësinore Amerikane kanë filluar që para epokës së Internetit global. Megjithatë sulmet e hakerëve, nuk dihet se për çfarë arsye, nuk i mësuan përfaqësuesit e dikasterit kozmik të SHBA për të organizuar një mbrojtje serioze. “Madje edhe tani ata nuk janë në gjendje t’i bëjnë ballë “zbulimit kibernetik” - programit special që lejon organizimin e vëzhgimit të fshehtë afatgjatë, ndërsa në rast nevoje bile dhe të marrjes së kontrollit apo shtrembërimit të të dhënave, - vazhdon temën në fjalë eksperti në fushën e inteligjencës (zbulimit) konkurruese Andrei Masalloviç:

- Përsa i përket NASA-s duhet thënë, se gjatë 2 viteve të fundit atje kanë ndodhur rreth 5000 incidente, domethënë disfunksionime, të cilat kanë çuar në humbjen e aftësisë operacionale të sistemit kompjuterik dhe tërësisë së të dhënave. Përkundër faktit se NASA është një organizatë mjaft serioze, sistemi i saj i sigurisë nuk u konceptua ashtu siç duhet që në fillim. Në të u zbulua një ndërhyrje (program) hakerësh, i cili lejon jo thjesht mbledhjen e të dhënave, por dhe marrjen e kontrollit ndaj drejtimit të satelitëve apo hedhjen e tyre në oqean.

Situata e krijuar në NASA nuk është aspak unikale. Në verën e vitit 2011 papritmas u bë e qartë se policia kibernetike italiane monitoronte objektet bërthamore ruse dhe projektet ndërkombëtare të naftës. Shumë kompani të tjera, të cilat ndërmorrën një inspektim të detajuar të sistemit vetiak të sigurisë, mund të zbulojnë gjithashtu shumë (ndërhyrje) programe hakerësh në të, paralajmërojnë ekspertët.

0Kohët e fundit hakerët kompjuterikë po i shkaktojnë vazhdimisht dëme faqeve të organizatave qeveritare. Mbrëmë u ndërmorr sulmi i hakerëve mbi resursin e Gjykatës Kushtetuese të Hungarisë dhe u ndryshua teksti i postuar në të i Ligjit themelor të vendit (Kushtetutës). Keqdashësit shtuan në të artikullin, sipas të cilit të gjithë të punësuarit në sferat e IT mund të dalin në pension që në moshën 32 vjeç. Para kësaj grupi “Anonymous” organizoi një “kryqëzatë” kundër site-ve të vendeve të Bashkimit Evropian, NATO-s, CIA-s, Interpolit dhe resurseve shtetërore të Amerikës Latine. Dhe sa më aktive që janë këto sulme, aq më real bëhet synimi për kryejen më 31 mars të një “Armagedoni në Internet”. Në qoftë se hakerët në këtë ditë do të arrijnë të shkyçin, të fikin Rrjetin e Përgjithshëm Botëror (World Wide Web), kjo do të jetë e mbarsur me një katastrofë grandioze të vërtetë, e cila do të çojë në destabilizimin e gjithë botës.

Marina Vollkova