Në Korenë e Veriut po zhvillohen tubime e demonstrata të shumta, pjesëmarrësit e të cilave deklarojnë gatishmërinë e tyre për t’iu përgjigjur me “luftë të shenjtë” provokimeve të regjimit të Koresë së Jugut që fyen, përdhos dinjitetin e vendit.

0Siç njoftoi një ushtarak i lartë i Koresë së Veriut, shkak për shpërthimin e protestave shërbyen lajmet mbi përdorjen nga trupat e Koresë së Jugut, gjatë manovrave të tyre ushtarake dhe qitjeve në to, të flamurit shtetëror të Koresë së Veriut dhe portreteve të udhëheqësve të saj në vend të shënjestrave.