Në Diell ndodhi shpërthimi më i fuqishëm në muajin e fundit. Ai u fiksua nga aparaturat e laboratorit kozmik të NASA-s. Ndikimi i aktivitetit diellor në Tokë do të ndihet sonte - shkencëtarët paralajmërojnë për një stuhi të fortë magnetike.

0Sipas fjalëve të ekspertëve, emisionet e plazmës kohët e fundit ndodhin në të njëjën zonë të këtij trupi qiellor. Tani kjo zonë aktive ndodhet në anën e kundërt të Tokës, prandaj dëmi nga shpërthimet në Diell që i shkaktohet asaj është jo i madh. Por gjatë rrotullimit të Diellit kjo zonë do të ndodhet pikërisht përballë planetit tonë.