Ministri i Drejtësisë i SHBA Eric Holder justifikoi mundësinë e eliminimit fizik, në rrethana të caktuara, të qytetarëve amerikanë të përfshirë në veprimtari terroriste jashtë vendit.

Eric Holder deklaroi, se kjo do të jetë e ligjshme në rast se një amerikan i tillë, për shembull, kryeson “Al-Qaeda”, planifikon të vrasë qytetarë amerikanë apo nëse është e pamundur të kapet dhe të ndiqet penalisht.

0Në këtë mënyrë e komentoi ai deklaratën e paligjshmërisë së vrasjes së njërit prej udhëheqësve të “Al-Qaeda” vitin e kaluar në Jemen. Ai ishte qytetar i SHBA dhe gjeti vdekjen nga goditja e dhënë nga ajri prej një avioni amerikan pa pilot (drone). Shumë atëhere i kritikuan Shtetet e Bashkuara, duke konfirmuar se ushtarakët kanë shkelur legjislacionin amerikan.