Botimet kryesore të botës komentojnë zgjedhjet presidenciale të 4 marsit në Rusi. “Triumfi i Vladimir Putinit pritej”, - shkruan gazeta amerikane “The Washington Post”. Agjencia informative Reuters në artikullin e vet me titull “Putin fiton zgjedhjet presidenciale” vë në dukje, se 59-vjeçari Putin mbetet politikani më me ndikim dhe më me popullaritet në Rusi, duke e pozicionuar veten si njeri i veprimit dhe garant i stabilitetit.

Në këto zgjedhje kandidatë të tjerë, në përgjithësi, nuk pati, theksoi në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” analisti politik francez Dimitri de Kochko:

- Mund të thuhet se ky rezultat pritej, megjithëse nuk dihej se deri në çfarë mase do të ishte impresionuese, e thellë kjo fitore e Vladimir Putinit. Përkundër faktit se opozita flet për shkelje të shumta në disa qendra votimi, megjithatë askush nuk e vë në dyshim se Putini siguroi mbështetjen e shumicës së qytetarëve të vendit. Paradoksalisht, ata njerëz, të cilët falë politikës së Putinit filluan të jetojnë në prosperitet, domethënë klasa e mesme, tani përbëjnë opozitën, prirjet dhe interesat e së cilës atij do t’i duhet t’i marrë parasysh gjatë gjithë mandatit të vet të ri presidencial - në gjashtë vitet e ardhshme.

Vëzhguesit ndërkombëtarë e vlerësuan mjaft lart sistemin e videomonitorimit gjatë procesit të votimit. Web kamerat ishin vendosur në 95.000 qendra votimi. Në raportet e veta përfaqësuesit e PACE-së, BE-së, Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSH) dhe plot të tjera theksuan, se ata i njohin ligjitime zgjedhjet presidenciale në Rusi dhe se nuk e vënë kurrsesi në dyshim fitoren e Putinit në raundin e parë të zgjedhjeve.

Gazetat perëndimore parashikojnë një rritje të re të valës të protestave në rrugë.

Analisti politik, Prefesori i Institutit Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë Ebenhard Schneider është mëse i bindur, se falë lëvizjeve protestuese sistemi politik rus po bëhet më i hapur.

- Unë i kam lexuar të gjithë shtatë artikujt programatikë të botuar nga Vladimir Putin në mediat ruse. Shpresoj shumë se ligjet që Presidenti Dimitri Medvediev i ka paraqitur për miratim në Dumën Shtetërore - fjalë bëhet për zgjedhjet e drejtpërdrejta të guvernatorëve, partitë politike si dhe propozimet e bëra nga Putin në artikullin mbi politikën e brendshme të Rusisë - do të zbatohen realisht në jetë. Atëhere do të krijohet mundësia për ndryshimin e sistemit politik rus dhe qytetarët e vendit do të kenë më shumë mundësi për të marrë pjesë në procesn politik.

0Në këtë rast do të dalin të fituar të gjithë, shprehet me siguri të plotë analisti politik gjerman. Ndërsa kandidatët presidencialë, të cilët mediat perëndimore i vlerësuan si krejtësisht të dështuar, janë dy politikanët rusë: Lideri i Partisë Liberal Demokratike të Rusisë (LDPR) Vladimir Zhirinovski, që mezi fitoi 7% të votave, dhe Udhëheqësi i Partisë Komuniste të Federatës Ruse (KPRF) Gennadi Zyuganov, i cili mundi të grumbullonte vetëm 17% të votave në mbështetje të vet. “Të dy ata duhet të pajtohen me disfatën e madhe që pësuan, - shkruan botimi gjerman “Der Spiegel”, duke theksuar se fitues i vendit të dytë në zgjedhjet presidenciale mund të bëhet miliarderi Mikhail Prokhorov. Në bazë të rezultateve të votimit ai lë pas vetes Vladimir Zhirinovskin dhe zhvendoset në vendin e tretë.

Svetllana Kallmikova