Policia po arreston opozitarët, të cilët tentojnë të hyjnë me forcë në godinën e KQZ-së të Federatës Ruse në Moskë. Disa opozitarë hapin pllakatet e veta mu para fytyrave të policëve, ose përpiqen të çajnë kordonin e rrethimit të godinës. Këta njerëz ndalohen menjëherë nga policia.

Disa dhjetëra mitingues tentuan të çajnë rrethimin e policisë dhe të shpalosin pllakatet e parullat me sloganet e opozitës.

0Përveç kësaj, policia zhvendosi prej andej në drejtim të metrosë një grup të rinjsh me maska të bardha në fytyrë, të cilët gjithashtu u përpoqën të çajnë kordonin policor.