Në Uashington sot po zhvillohet takimi midis Presidentit të Shteteve të Bashkuara Barack Obama dhe Kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu. Palët po përpiqen të afrojnë pozitat në lidhje me veprimet e mëtejshme ndaj Iranit, i cili dyshohet për zhvillimin e armës bërthamore.

Mosmarrëveshjet mes SHBA dhe Izraelit për çështjen iraniane janë parimore. Sipas mendimit të Izraelit, vetëm operacioni ushtarak mund ta detyrojë Iranin të pezullojë ndërtimin e bombës bërthamore. SHBA konsiderojnë si bazë, argument me peshë për ndërmarrjen e operacionit ushtarak vetëm dukjen faktike të saj. Në Shtëpinë e Bardhë e kuptojnë për mrekulli se me çfarë pasojash katastrofike është e mbarsur lufta kundër Iranit, mendon Kryebashkëpunëtori shkencor i Institutit të Ekonomisë Botërore dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Akademisë së Shkencave të Rusisë Georgi Mirskij:

- Kjo do të thoshte dështim i plotë për gjithë politikën e Barack Obamas, që synon vendosjen e marrëdhënieve të reja miqësore me botën Islame. Kjo do të çonte në rritje drastike, si kurrë ndonjëherë më parë, të anti-amerikanizmit në mbarë botën. Irani do të përpiqet të bllokojë Ngushticën e Hormuzit, nëpërmjet së cilës transportohet 40% e naftës, ndërsa kjo do të çojë në rritjen e çmimeve të naftës deri në 200 $ për fuçi në dëm të botës perëndimore. Prandaj SHBA, po ashtu si dhe Evropa Perëndimore, do të donin ta parandalonin sulmin e Izraelit mbi Iranin.

Kreu aktual i Shtëpisë së Bardhë ndodhet tani në një situatë shumë të komplikuar. Në Shtetete Bashkuara në nëntor do të mbahen zgjedhjet presidenciale, ndërsa atje është shumë i fuqishëm lobi proizraelit që shpreh shqetësim të madh në lidhje me Iranin në rritje. Pastaj, çdo hap i Barack Omabas ndiqet me vemendje jashtëzakonisht të përqendruar nga rivalët e tij republikanë, të gatshëm për ta shfrytëzuar pavendosmërinë e tij në çështjen iraniane në favor të ngritjes së rejtingut të vet.

Dhe Obama nëpërmjet revistës “Atlantik” dërgon sinjale në lidhje me qëndrimin e tij shembullor në takimin me Benjamin Netanjahun. “Një sulm i nxituar (premature attack) mbi Iranin do t’i lejojë atij të luajë rolin e viktimës”, - shkruan Presidenti amerikan. Gjatë kësaj ai thekson, se SHBA dhe Izraeli, sigurisht, që do të ndërmarrin zgjidhjen ushtarake të problemit për të ndaluar dukjen e bombës bërthamore iraniane.

0Në këtë sfond burime anonime në Pentagon njoftojnë, se Shtetet e Bashkuara u morrën vesh me Izraelin për furnizimin e aeroplanëve të tij në ajër me karburant, gjatë dhënies së goditjeve ajrore mbi Iranin, dhe se përcaktuan tashmë objektivat që do t’i nënshtrohen goditjeve në territorin e tij. Ky është indikacioni i parë në lidhje me atë, se operacioni i mundshëm ushtarak është planifikuar gjoja si i përbashkët. Kjo rrjedhje informacioni i adresohet Iranit dhe nuk duhet konsideruar kurrsesi si koncesion ndaj Izraelit në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale, mendon Georgi Mirskij. Në qoftë se amerikanët do t’i thonin me të vërtetë Iranit se ato janë të gatshme të veprojnë së bashku me të, thotë ai, atëhere kjo do ta shtynte Izraelin për dhënien e goditjes - gjë kjo që do të ishte e mbarsur me pasoja katastrofike për Amerikën.

Boris Pavlishiev