Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev i dha udhëzim Ministrisë së Drejtësisë për t’i paraqitur atij deri më 15 mars informacionin që ka të bëjë me shkaqet e refuzimit të regjistrimit të Partisë së Lirisë Popullore (PARNAS), njoftoi shërbimi për shtyp i Kremlinit.

0Liderët e opozitës Boris Nemcov, Vladimir Millov, Vladimir Rrizhkov dhe Mihaill Kasianov deklaruan mbi krijimin e kësaj partie në vitin 2010. Por Ministria e Drejtësisë refuzoi për ta regjistruar partinë, duke theksuar se statuti i saj përmban dispozita që bien në kundërshtim me ligjin për partitë politike si dhe ligje të tjera federale. Më vonë Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev deklaroi se Partia e Lirisë Popullore (PARNAS) mund të regjistrohet, nëse themeluesit e saj do të formulojnë ashtu siç duhet dokumentet përkatëse.