Sot në Iran do të shpallen rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, të cilat u mbajtën në vend të premten e fundit. Opozita bëri thirrje për bojkotimin e tyre, por pjesëmarrja ishte megjithatë e lartë - 64% e zgjedhësve.

Për vende në parlament luftuan konservatorët, midis të cilëve ka jo pak mbështetës të Presidentit aktual Mahmoud Ahmadinexhad, dhe ultra konservatorët me në krye liderin suprem të Iranit Ali Khamenei.

0Sipas të dhënave paraprake, partia e Mahmoud Ahmadinexhad pësoi disfatë në zgjedhjet. Aktualisht janë përpunuar fletëvotimet e 184 qendrave të votimit nga 207 që janë gjithsej. Partitë kryesore të reformatorëve refuzuan pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare, duke shprehur dyshime në lidhje me transparencën e tyre.