India testoi me sukses raketën supersonike “BrahMos”. Ajo është prodhuar së bashku me Rusinë dhe cilësohet si raketa më e shpejtë kruz në botë.

0Me raketa “BrahMos” janë pajisur tashmë forcat e armatosura tokësore të Ushtrisë së Indisë si dhe nëndetëset e forcave ushtarake detare të këtij vendi. Në stadin e zhvillimit ndodhet edhe modifikimi i kësaj rakete për bazim në avionë dhe nëndetëse.