Presidenti amerikan Barack Obama konfirmoi se SHBA e konsiderojnë ende të mundshme zgjidhjen politike të problemit bërthamor iranian.

Unë jam plotësisht i bindur se mbetet ende mundësia për zgjidhjen me mjete diplomatike të çështjes bërthamore të Iranit, tha Presidenti Obama gjatë fjalimit të mbajtur përpara lobit proizraelit amerikan me ndikim të madh AIPAC (American-Israel Public Affairs Committee).

0 Sot për diskutimin e çështjes bërthamore të Iranit në Shtetet e Bashkuara mbërrin Kryeministri Izraelit Benjamin Netanjahu. Ky i fundit është i bindur në nevojën e dhënies së goditjeve preventive mbi objektet bërthamore të Iranit, i cili, sipas vlerësimeve të zbulimit izraelit, i është afruar shumë zhvillimit të armës bërthamore. Ndërkohë, në Uashington mendojnë se tani për tani nuk ka asnjë provë evidente të asaj, se në Iran është marrë vendimi për krijimin e armës bërthamore, dhe se dhënia e goditjeve ajrore mbi Iranin është e mbarsur me rrezikun e veprimeve mjaft serioze të kundërpërgjigjes nga ana e Teheranit.