Të dielën, si rezultat i veprimeve luftarake në provincën jugore jemenase Abyan, gjetën vdekjen më shumë se 100 vetë. Më parë u njoftua mbi vrasjen e 35 ushtarakëve dhe 14 militantëve si pasojë e aktit të dyfishtë terrorist dhe sulmeve në qendrën administrative të provincës - qytetin Zinjibar.

Sipas të dhënave të Zëdhënësit të komandës ushtarake jemenase, luftime mes trupave të rregullta dhe militantëve të lidhur me organizatën terroriste ndërkombëtare “Al-Qaeda” janë zhvilluar edhe në rajone të tjera të kësaj province. Si rezultat, u vranë mbi 78 ushtarë dhe u asgjesuan rreth 25 militantë.

0Përleshjet e armatosura në provincën Abyan po vazhdojnë që nga maji i vitit 2011, kur disa qindra ekstremistë pushtuan atje një sërë qytetesh.