Si rezultat i sondazhit sociologjik, të kryer nga kanali televiziv amerikan NBC dhe gazeta “The Wall Street Journal”, kandidati presidencial i SHBA Mitt Romney zë pozita kryesuese në mesin e anëtarëve të partisë së vet, por mbetet megjithatë pas Presidentit aktual Barack Obama.

Mitt Romney në momentet aktuale mund të shpresojë për 38% të votave të zgjedhësve që mbështesin Partinë Republikane të SHBA. Rivali kryesor dhe ndjekësi i tij më i afërt është ish Senatori nga Pensilvania Rick Santorum (me 32% të votave). Pas tij vijnë ish Zëdhënësi i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan Newt Gingrich dhe Kongresmeni nga Teksasi Ron Paul. Secili prej tyre ka siguruar nga 13% të votave.

0Megjithatë, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të dielë, Mitt Romney do të humbiste në rivalitetin me Presidentin aktual, demokratin Barack Obama, i cili do të mund të merrte 50% të votave të zgjedhësve, kundrejt 44% të republikanit Mitt Romney.