Fitorja e Putinit në zgjedhjet presidenciale në Rusi premton stabilititet dhe gjallërim në tregjet financiare të vendit. I tillë është mendimi i investitorëve të huaj, i cili u publikua sot nga Agjencia e lajmeve të biznesit “Bloomberg”. Tani ata presin një fluks më të madh kapitalesh në Rusi.

0Sipas mendimit të partnerit drejtues të “Quesnell Capital SA” Ian McCall, tani janë krijuar kushte më të mira për investitorët e huaj - këto janë vazhdimësia, trashëgimia politike dhe zhvillimi i qëndrueshëm i situatës politike. Siç vuri në dukje menaxheri i “Prosperity Capital Management” Mattias Westman, fitorja e Putinit në zgjedhjet presidenciale është mbështetja e premtimit të tij paraelektoral për realizimin në jetë të planit për privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore dhe ndërmarrjen e reformave politike. Gjë kjo që, nga ana e vet, mund të çojë në rritjen e qenësishme të indekseve të aksioneve ruse në bursa, vënë në dukje ekspertët.