Vëzhguesit e Asamblesë Ndërparlamentare të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP apo CIS) nuk fiksuan kurrfarë shkeljesh të rënda, serioze në zgjedhjet presidenciale në Rusi.

0Përfaqësuesit e grupit të monitorimit të pavarur të huaj në konferencën për shtyp në Qendrën e Infomacionit të KQZ-së deklaruan, se zgjedhjet përmbushin të gjitha standartet ndërkombëtare. “Ne mund të themi me siguri të plotë se vendet e gjithë botës duhet të marrin tani shembull nga Rusia”, - theksoi një vëzhguese nga Serbia. Përfaqësuesi i Italisë i quajti zgjedhjet presidenciale në Rusi “impresionuese, të jashtëzakonshme dhe demokratike”. Vëzhguesi nga Hungaria vuri në dukje, se ka ndërmend t’i rekomandojë Parlamentit Evropian që të përdorë teknologjitë ruse në zgjedhjet e veta. Aktivisti i të drejtave të njeriut nga Finlanda Jon Hellevig theksoi se fushata për diskreditimin e zgjedhjeve në Rusi dështoi me turp.