Në zgjedhjet presidenciale në Rusi lider i padiskutueshëm rezulton Vladimir Putin. Pas trajtimit të 99% të fletëvotimeve ai ka grumbulluar në mbështetje të vet rreth 64% të votave.

Më tej renditja e kandidatëve të tjerë paraqitet e tillë: Udhëheqësi i Partisë Komuniste të Federatës Ruse (KPRF) Gennadi Zyuganov ka grumbulluar 17% të votave. Pas tij vjen kandidati i vetëpromovuar, miliarderi Mikhail Prokhorov me 7% të votave, Lideri i Partisë Liberal Demokratike të Rusisë (LDPR) Vladimir Zhirinovski me afro 6% të votave dhe themeluesi i Partisë “Rusia e Drejtë” Sergei Mironov me gati 3% të votave.

Për herë të parë presidenti zgjidhet për 6 vjet në Rusi.

Natën e kaluar, menjëherë mbas përfundimit të votimit, Vladimir Putin mori fjalën në mitingun e mbështetësve të tij në qendër të Moskës, në të cilin morrën pjesë rreth 110 mijë veta. Më pas ai zhvilloi një telekonferencë nga selia e shtabit të tij zgjedhor me një sërë qytetesh ruse.

0Siç njoftoi Kryetari i KQZ-së të Rusisë Vladimir Çurov, të hënën më 10:00 të mëngjesit, sipas orës së Moskës ai do të shpallë rezultatet paraprake të votimit. Deri në 14 mars KQZ-ja duhet të shpallë rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale.